Sekretariati

Për ne

Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik shërben si organ harmonizues midis institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, duke adresuar dhe eliminuar barrierat e të bërit biznes. Megjithëse Kosova tregon përmirësime në raportin e të Bërit Biznesit, ende duhet të ndërmerren hapa të mëtutjeshëm për të përmirësuar klimën e investimeve në vend.

Për një platformë efikase të dialogut, është e rëndësishme që debati midis palëve të mbështetet nga një analizë e tërësore e çështjeve në diskutim. Vlera e shtuar e një sekretariati teknik të dedikuar qëndron pikërisht në aftësinë e tij për të kryer një analizë të tillë në mënyrë profesionale dhe të pavarur, dhe për të dalë me gjetje dhe rekomandime të strukturuara. Prandaj, Sekretariati përbëhet nga ekspertë në fushën e ligjit dhe ekonomisë i cili ndihmon për hulumtimin e indikatorve që mund kenë sugjerimet nga anëtarët e KKZHE-së.

Me sugjerimin e institucioneve të Kosovës, mbështetja e BERZH-it për të siguruar një sekretariat profesional të dedikuar vetëm për KKZHE-në, në mënyrë që të sigurojë baza të forta analitike për punën e Këshillit, si dhe të monitorojë zbatimin e rekomandimeve dhe konkluzioneve të Këshillit.

Memorandumi i Mirëkuptimit

Së shpejti!

Rregullore për punën e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës

Regulation on the work of National Council for Economic Development of Kosovo.pdf

Anëtarët
Stafi