Takimi i 11-të i KKZHE-së

Takimi i 11-të i KKZHE-së

23/04/2020 - 07:34

Takimi i 11-të i  KKZHE-së u mbajt me 14 prill 2020.

Në këtë takim, të jashtëzakonshëm, u diskutuan hapa e mëtutjeshëm me qëllim të zbutjes së ndikimit negativ në ekonominë e vendit të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Të pranishëm ishin Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njëherit edhe kryesues i KKZHE-së, ministrat e ministrive anëtare të KKZH, Sekretariati i KKZHE-së dhe përfaqësues të odave anëtare të KKZHE-së. Në këtë takim, që ka për qëllim gjithëpërfshirjen në dialogun publiko – privat, u identifikun prioritetet dhe sfidat kryesore lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 që do të ndikojnë në menaxhimin e gjendjes ekonomike të krijuar në Kosovë. Pas prezantimit të hapave të deritanishëm nga ana e qeverisë, diskutimi u vazhdua nga Sekretariati i KKZHE-së, i cili paraqiti rekomandimet nga analizat mbi ndikimin ekonomik të pandemisë COVID 19, dhe më pas u vazhdua me përfaqësuesit e Odave, të cilët paraqitën kërkesat dhe sugjerimet e tyre për dizajnimin sa më të mirë të pakos përcjellëse.