Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik mban takimin e dhjetë me radhë

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik mban takimin e dhjetë me radhë

27/01/2020 - 15:08

Në takimin e dhjetë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik u theksua që të vazhdohet forcimi i Këshillin, duke e konsideruar si një platformë të dobishme për dialog.

Gjatë takimit Ministri Shala tha se: “Ne do të vazhdojmë ta forcojmë këtë këshill si një platformë të dobishme të dialogut publiko – privat ku do t’i adresojmë prioritetet dhe sfidat kryesore për t’i zbatuar reformat gjithëpërfshirëse, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit e të bërit biznes në Republikën e Kosovës”, tha ministri Shala.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se “s’ka dilemë që pa një koordinim të përbashkët dhe pa rolin e secilit prej nesh do të jetë e vështirë të sigurohet një agjendë e mirëfilltë e zhvillimit ekonomik".

Në takimin e sotëm u diskutuan edhe temat nga Oda Ekonomike e Kosovës, të tilla, si "Trajtimi i çështjes së Prokurimit Publik- integrimi i mekanizmave alternativë, inicimi i analizës mbi implementimin e Ligjit mbi mbrojtjen e konsumatorit". Njëkohësisht u diskutuan tema nga Oda e Afarizmit e Kosovës, si "Kërkesa për shfuqizim të Udhëzimit Administrativ nga Ministria e Bujqësisë, që ndikon sidomos në sektorin e minierave dhe mineraleve, Rifunksionalizimi i Gjykatës Ekonomike për çështje të bizneseve". Po ashtu u trajtua edhe tema e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, si "Trajtimi i çështjes së humbjeve nga avullimi i produkteve". U diskutuan edhe për ZRRE, KEDS - siç është "Çështja e pronësisë së trafostacioneve dhe mënyra e rimbursimit të tyre, krijimi i një fondi të veçantë për grante dhe subvencione për NVM-të, si dhe krijimi i një skeme (fondi) për ofrimin e kredive të buta dhe pa interes" etj.



Prishtinë, 16 shkurt, 2019