Udhëheqësi i BERZH-it takon ministren Hajdari

Udhëheqësi i BERZH-it takon ministren Hajdari

24/02/2020 - 15:08

Të enjten me 20 shkurt, 2020 Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Insudstrisë, Ndërmarrësis dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari takoi Udhëheqësi i zyrës së Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), z. Neil Taylor dhe Drejtoren e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) z. Lindita Daija.

Në takim u bisedua per vazhdimin e bashkëpunimit të këtyre institucioneve drejtë rrugës së zhvillimit ekonomik ku sektori publik vepron në vijë të njejtë me sektorin privat, duke theksuar prioritet thelbësore që duhet ndërmarr nga të dy palët për të arritur zhvillim më efektiv drejtë qëllimeve të përcaktuara nga KKZHE-ja.