Lindita Daija, Drejtore e Sekretariatit të KKZHE-së e ftuar në emisionin "Startup" me temën: Kërkesat e Sektorit Privat drejtuar Qeverisë

Lindita Daija, Drejtore e Sekretariatit të KKZHE-së e ftuar në emisionin "Startup" me temën: Kërkesat e Sektorit Privat drejtuar Qeverisë

10/04/2020 - 16:16

EMISIONI “Startup” – Tema: Kërkesat e sektorit privat drejtuar qeverisë

6 prill, 2020, Prishtinë 

 

Lindita Daija, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) në Emision “Startup” ne RTV 21 me daten 6 prill, 2020 ka folur për rrethanat e krijuara për bizneset gjatë pandemisë Covid-19 dhe si do të ndikoj në ekonominë e vendit. Gjithashtu, ajo ka shpalosur hapat e ndërmarrur nga Sektretariati i KKZHE-së në lidhje propozimet drejtuar Qeverisë me propozimet e Odave anëtare (11), por edhe odave apo shoqatave të tjera joanëtare të KKZHE-së të cilat përfaqësojnë bizneset që operojnë në vend. Daija përgëzoi sektorin privat për reagimet e zëshme dhe  organizimin e menjëhershëm gjatë kësaj kohe të pandemisë.  

Më tutje znj. Daija  sqaroi që megjithëse Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka për mision zhvillimin ekonomik të vendit, duke pasur anëtare gjashtë (6) ministri dhe njëmbëdhjetë (11) përfaqësues të asociacioneve të biznesit, për shkak të zhvillimit të hovshëm të rrethanave nuk ka arritur që të mobilizohet në këtë kohë dhe të organizojnë ndonjë takim të përbashkët me të anëtarët. Megjithatë, ajo potencoi se Sekretariati i KKZHE-së gjatë kësaj kohe ka punuar dhe po vazhdon të punojë, gjithënjë në bashkëpunim me odat, në analiza mbi masat ekonomike që duhet ndërmarr nga ana e Qeverisë për t’ju lehtësuar bizneseve barren e krijuar nga kjo pandemi. Zonjusha Daija gjithashtu theksoi se ditëve në vijim ky Sekretariat do të zhvillojë dhe takime individuale me secilën Ministri varrësisht nga kërkesat e parashtruara nga sektori privat.   

Gjatë kësaj kohe Sekretariati, me ekspertizën ligjore dhe ekonomike që është krijuar si rezultat i mbështetjës financiare nga BERZH-i, ka punuar në një analizë konstruktive të cilën e ka përcjellur tek Qeveria e Kosovës mbi modelet e zbatuara ndaj pandemisë nga shtetet fqinje, për t’i ndihmuar Qeverisë që të kenë një analizë sa më shpejtë dhe gjithpërfshirëse në këtë drejtim. Kjo inciativë sipas znj. Daija do të vazhdojë tutje, gjatë rivitalizimit të ekonimisë në vend pas pëfudimit të kësaj situate.

Rekomandimet e dhëna nga analiza e realizuar në javët e para të pandemisë Covid-19 në vend janë disa pika të cilat do të plotësohen në vazhdimësi në përputhje me zhvillimet aktuale ne vend, njëherit duke thelluar dhe bashkëpunimin me të gjithë bashkëpunëtorët e sektorit private dhe atyre publik tha Daija. Disa nga pikat për shqyrtim afat-shkurtër Sekretariati ka propozuar: që së pari të mbështeten prodhuesit vendor dhe rrejtin e furnizuesëve me pakicë (ushqimore dhe mjekësore), të cilët sigurojnë nevojat bazë të qytetarëve në vend; shtyerja e obligimeve tatimore; kthimi i kredive pa interes dhe riprogramimi i huasë; subvencionimi i pagave, në një masë më të dëshirueshme; lirimi i importit për kompanitë e prodhimit; dhe e fundit riprogramimi i qirasë.

Sa i përket propozimit afat-mesëm znj. Daija përgëzoi dhe inciativën e disa prej odave në vend për nismën e një ankete tek bizneset, e cila do të shërbej për një dizajnim më të mirë dhe konkret të masave të mëtutjeshme. Një tjetër inciativë që u komplimetua nga znj. Daija ishte dhe ajo e Institucioneve financiare të huaja në Kosovë të cilat po bëjnë rishikimin dhe riprogramimin e planeve për përkrajhen ndaj mikrobizneseve, startupeve dhe bizneseve të grave. Dajia shtoi se elemneti i paqëndrueshmërisë politike e ka bërë më të vështirë përqëndrimin e fokusit dhe energjisë të të gjitha palëve drejtë zhvillimit ekonomik dhe tejkalimit të kësaj krize.

Në lidhje me pyetjen se sa kohë nevojitet për përpilimin e pakos së dytë emergjente znj. Daija tha se një gjë e tillë do të ishtë mirë që të ndodh sa më shpejtë, mirëpo më e rëndësishme është që një pako e tillë të përpilohet në bazë të matjeve paraprake mbi nevojat e tregut varësisht zhvillimit të gjendjes në të cilën jemi. Prandaj për shkak të përafrimit sa më të ngushtë me nevojat e tregut një gjë e tillë do të marr pak kohë. Megjithëse, e kemi parasysh që Qeveria nuk do të arrij të mbuloj të gjitha kërkesat e nevojshme, sidoqoft një llogaritje sa më e sakt e humbjeve të ekonomisë së vendit është hapi i duhur dhe pse jo të shqyrtimi i mundësive të tjera financimi si për shembull Fondi për Garanci Kreditore, apo edhe linja të jashtme për huamarrje për të cilat Qeveria e vendit mund te negocioj.


Për të shikuar videon e plotë të emisionit ju lutem klikoni në linkun më poshtë: 

https://www.youtube.com/watch?v=HYLWUbqKf10&t=60s