Sekretariati i KKZHE-së organizon takim virtual me Ministrin e Financave dhe Transfereve dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës

Sekretariati i KKZHE-së organizon takim virtual me Ministrin e Financave dhe Transfereve dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës

17/04/2020 - 14:00

Prishtinë, 16 prill 2020

Me qëllim të diskutimit më të hollësishëm rreth Pakos Emergjente për Biznese dhe zhivillimet në sektorin financiar nga pandemia COVID-19, Sekrtetariati i KKZHE-së ka zhvilluar diskutim me Ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore në Kosovoë, z. Fehmi Mehmeti. Hajpen e takimit e bëri Lindita Daija, Drejtore e Sekretariatit të KKZHE-së, duke njoftuar të gjithë mbi kontributin e dhënë nga ana e këtij Sekretariati që të zhvillohet një kanal sa më efektiv për dialogun publiko-privat, veçanërisht këtyre ditëve të Covid-19.

Takimi vazhdoj duke i dhënë fjalën Ministri Bislimi, i cili u shpreh se do të dëshironte të theksonte edhe një herë, që përkundër përpjekjeve pakoja mund të mbuloj vetëm nevojat emergjente dhe jo të gjitha damet me të cilat po përballen bizneset. Megjithatë, Ministri Bislimi tha se kjo pako në krahasim me alternativat të cilat kanë janë ofruar dhe me hapat të cilat janë marr nga vendet e rajonit, është dukshëm më e kompletuar. Në vazhdim Ministri sqaroi dhe katër kategoritë e Pakos  Emergjente, që janë mbrojtja e qytetarëve, punëtorëve, bizeseve dhe komunave, duke dhënë për secilen shpregim të shkurtër se si është menduar të realizohet. Ministri u sigurua të theksonte se ato biznese të cilat kanë larguar punëtorë nga puna menjëherë pas inicimit të masave të marra nga COVID-19, nuk do të jenë të privilegjuar për Pakon e Rimëkëmbjes, ku kushtet për huamarrje do të jenë shumë më të mira për ata të cilët vazhdojnë të mbajnë numër të njejtë të punëtorëve.

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, theksoi se BQK ka shprehur gatishmërinë të jenë në dispozicion të qeverisë në këto ditë të pandemisë. Ai përgëzoi Ministrin Bislimi për thirrjen ndaj të gjithë ish ministrave të mëhershëm për bashkëpunim, duke u shprehur se në këtë kohë qëllimi i vetëm i përbashkët është tejkalimi i krizës në mënyrë sa më të lehtë. Ai për të gjithë pjesëmarrësit shpejgoi shkurtimisht zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe ndikimet e  tyre në ekonominë e Kosovës. Guvernatori Mehmeti shpregoi hapat e ndërmarr nga institucion që drejton për të mundësuar respektimin e rregullave të marra nga Minisria e Shëndetësisë, si dhe vazhdimin e funksionimit të bankave me kapacitet të plotë për klientët, si komponentë kryesore e këtij sektori. Gjithashtu Guvernatori  Mehmeti tregoi shembuj të tjerë mbi hapat e ndërmarr si p.sh, moratoriumin e kredive deri më 30 prill me mundësi për zgjatje deri ne 3 muaj. Sipas Guvernatorit, BQK ka konsideruar hapat të cilat mund të mirren dhe mundësitë për të ardhmën e pas COVID-19, me qëllim të mështetjes së bizneseve në tejkalimin e dëmeve si pasojë e pandemisë.

Për të parë se cilat janë segmentet të ekonomisë që do të ndikohen më shumë gjatë pandemisë Covid-19, Sekretariati i KKZHE-së kishte pregaditur një raport, të cilën e prezantoi Dita Dobranja, në cilësinë e Ekspertës Ekonomike në këtë Sekretariat. Në bazë të analizës së realizuar ndikimi më i mundshëm i rnënies së GDP-së pashihet mes 2-4 % dhe në rastet më të rënda deri në 5% rënie, sqaroi Dobranja. Sa i përket sektorit të punësimit parashihet rënie ne kohën e pandemisë, mirëpo një gjë e tillë shihet me optimizëm mundësia e ringjalljës së tyre pas riaktivizimit të aktivitetit ekonomik.

Për të plotësuar këtë diskutim i ftuar në takim ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka për të paraqitur të  gjeturat preliminare nga “Anketa e Odave të Bizneseve” për të cilën kanë bashkëpunuar, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovar, Këshilli i Investitorëve Evropian dhe Klubi i Prodhuesëve të Kosovës, njëherit dhe anëtarë të KKZHE-së. Njëri ndër draftuesit, Bersant Disha bëri dhe prezantimin e të gjeturave nga ky anketim. Zeka gjatë fjalimit të tij, i drejtoi kërkesë Ministrit të Financave për aplikimin e procedurave të përshpejtuara për aplikacionet që janë plotësuar tashmë dhe disbursmimin më të shpejtë të mjeteve finaciare për ndërmarrësit dhe punonjësit. Ndërsa Guvernatorit Mehmeti i bëri lutje që BQK të dal sa më shpejtë me një sqarim më të detajuar se si do të të realizohet vendimi për detyrimet kreditore dhe mundësisë së shtyerjes së tyre, për të cilën OEAK ka pranuar shumë ankesa.   

Takiimi u vazhdua me pyetjet e parashtruara nga ana e përfaqësuesëve të sektorit privat në KKZHE, drejtë Ministrit Bislimi dhe Guvernatorit Mehmeti të cilët u siguruan që t’i përgjigjen të gjithë të pranishmëve. Në përfundim të takimit Ministri Bislimi përgëzoi Sekretariatin e KKZHE-së dhe përfaqësuesit e sektorit privat për një koordinim të tillë dhe sugjeroi që kjo praktikë të vazhdojë meqë do të lehtësonte dhe pëgjysmonte kohën e pranimit dhe shtjellimit të kërkesave ndaj Ministrisë të cilën ai udhëheqë. Një bashkëpunim i tillë u përgezua edhe nga Guvernatori Mehmeti.