Fillon punën Grupi Koordinues për trajtimin dhe adresimin e çështjeve ekonomike të ndërlidhura me pandeminë COVID-19

Fillon punën Grupi Koordinues për trajtimin dhe adresimin e çështjeve ekonomike të ndërlidhura me pandeminë COVID-19

07/05/2020 - 08:11

Prishtinë, 05 Maj 2020, ora 16:00

Anëtarët e Grupit Koordinues mbajtën takimin e parë ku adresuan çështjet lidhur me rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë dhe problemet me të cilat po ballafaqohet sektori privat si rrjedhojë e pandemisë Covid-19. Ky Grup Koordinues është themeluar në takimin e 11-të të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE), nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti të mbajtur me 14 prill 2020, që mbështetet nga Sekretariati i këtij Këshilli.

Për të siguruar që të ketë bashkëpunim adekuat nga ana e Qeverisë së Kosovës anëtarë të këtij grupi janë: Ministria e Ekonomisë Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike; Ministria e  Financave dhe Transfereve; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit; Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Poashtu anëtarë janë Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Takimi u kryesua nga Ministrja znj. Hajdari, e cila theksoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të vazhdueshme për trajtimin e kërkesave dhe rekomandimeve të asociacioneve të bizneseve. Ajo theksoi disa nga vendimet më të rëndësishme që janë ndërmarrë gjatë kësaj kohe: që kanë lejuar që shumica e ndërmarrjeve prodhuese të vazhdojnë punën pa ndërprerje; kanë lejuar që stafi esencial sikur janë sigurimi i objekteve dhe pasurisë, te lëvizin lirshëm; si dhe për të gjitha kompanitë eksportuese pavarësisht se kanë qenë në grupin e kompanive aktiviteti i të cilave ishte i kufizuar, është lejuar zhvillimi i aktivitetit te eksportit;  Dogana e Kosovës është kujdesuar qe koridori i gjelbër te funksionoj pa vështirësi te mëdha; edhe ndërtimtaria te lejohet te operoj, nga kjo javë një gjë e tillë edhe është lejuar. Si dhe me vendimin e fundit, nga fillimi i kësaj javës janë lejuar edhe një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve ekonomike dhe në varësi të situatës me pandemi, do të lejojnë fillimin e punës edhe për te tjera kategori ekonomike.

Të pranishëm në këtë takim virtual nga ana e sektorit privat si anëtarë të grupit koordinues ishin udhëheqësit  e asociacioneve te biznesit: zt. Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës-që ngriti çështjet e likuiditetit të kompanive dhe lehtësirat fiskale për periudhën në vijim; zt. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë – që ngriti cështjet ligjore e detyrimeve te akumulara tatimore të bizneseve gjatë muajve të pandemisë Covid-19 si dhe vazhdimin e  punës së gjykatave komerciale; zt. Skender Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës- diskutoi për përkrahje të prodhuesve me lehtësira për rritje të prodhimit dhe diskutim i mundësive për kredi urgjente për biznese; znj. Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë- diskutoi per pako mbështetëse për eksportuesit dhe skemë të granteve/kredive për digjitalizimin e bizneseve, zt. Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, dhe znj. Linda Shala nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës - G7 – potencoi që të ketë trajtim të veçantë për bizneset e grave në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. 

Gjatë takimit zv. Ministri i Financave dhe  Transfereve, zt. Ilir Aliu njoftoi asociacionet e biznesit lidhur me veprimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me adresimin e kërkesave të mëhershme të përfaqësuesve të asociacioneve të bizneseve të cilat janë adresuar përmes Pakos Fiskale Emergjente. Pakoja e paraparë nga Qeveria e Kosovës pritet të jetë më e avancuar dhe të përfshin edhe rekomandimet e parashturara nga sektori privat. Pakoja duhet të  përfshijë edhe sugjerimet qe i kanë dhënë sektori privat. Zt. Aliu, Zv. Ministër i Financave dhe Transfereve, sqaroi në detaje çështjet e ndërlidhura me likuiditetin.

Ministrja Hajdari shtoi se po ashtu të gjitha shqetësimet dhe pyetjet e ngritura nga përfaqësues të bizneseve janë adresuar edhe në grupin punues ndërministror të udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me masat e ndërmarrura gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

Përfaqësuesi i Ministrisë të Shëndetësisë, zt. Korab Kamberi theksoi se plani i hapjes, i cili është bërë publik, për veprimtaritë që do të hapen gradualisht nga faza 1 deri në fazën 3, parasheh rivlerësimin e aktiviteteve të hapjes pas secilës fazë, bazuar në situatën epidemiologjike. Ai theksoi që të gjitha kërkesat janë marrë parasysh edhe për hapjen e tanishme graduale të bizneseve në fazën e parë, dytë dhe të tretë, dhe se shumë veprimtari ekonomike janë lejuar të fillojnë punën, por me kujdes të shtuar. Te gjitha këto faza do t’i përshtaten situatës së pandemisë Covid-19. 

Poashtu në takimin e parë morrën pjesë edhe znj. Lumnije Ajdini, nga Aleanca Kosovare për Biznes diskutoi sektorët potecial të eksportit, shtyrjen e kredive pa interes, dhe rritjen e numrit të inspektorëve dhe znj. Yllka Metaj, nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë: që ri-theksoi çështjet e likuiditetit si dhe mundësitë më të volitshme të kredimarrjes për biznese. Të gjithë këta përfaqësues të sektorit privat paraqitën sfidat me të cilat po përballen bizneset anëtare të tyre dhe ofruan sugjerime për Qeverinë e Kosovës për adresimin e tyre.  

Zt. Ibrahim Xhaka – Drejtori i Doganave të Kosovës potencoi që sa i përket korridorit të gjelbërt  për eksport është bërë përpjekje jo vetëm brenda Doganës së Kosovës por edhe marrëveshje ndërkombëtare me bashkimin Evropian sidomos për eksport, e sidomos është trajtuar me kujdes eksporti i produkteve mjekësore.

Zt. Ilir Murtezaj, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), e informoi anëtarët e Grupit Koordinues se deri më tani ka  pranuar mbi kërkesa nga bizneset për mbulimin e pagave të mbi 150,000 të punësuarëve, prej tyre rreth 130,000 janë të kategorisë A (punëtor aktiv), 1,293 të kategorisë B (që kanë shkëputur kontratat),  1,118 të kategorisë C (kanë lidhur kontrata të reja të punës – pas datës 1 mars 2020) dhe 8,724 të kategorisë që janë në rrëzikshmëri, që nënkupton punëtorët në markete, barnatore, furra buke. Pra totali është 148, 536 këto janë të dhënat e fundit.  ATK është duke punuar që kërkesat për marrëveshje të pagesës të zhvillojmë përmes platformës EDI dhe kjo parandalon vizitat fizike në ATK dhe i gjithë komunikimi zhvillohet në mënyrë elektronike deri tek nënshkrimi i marrëveshjes.

Sipas Drejtores së Sekretariatit të KKZHE-së, znj. Lindita Daija, duhet potencuar që ky takim i parë ishte për të filluar strukturimin e punës në vazhdimësi në bashkëpunim me akterët relevant dhe kërkoi që të gjitha kërkesat e asociacioneve të bizneseve të adresohen edhe përmes Sekretariatit të KKZHE-së, në mënyrë që të mundësohet përfshirja e të gjithë sektorëve relevant të tregut në pakon e rimëkëmbjen ekonomike. Sekretariatit të KKZHE-së, që mbështetet nga BERZH-i do t’i ofroj mbështetje profesionale dhe analitike Grupit Koordinues në kryerjen e detyrave të tij.

Takimi u përmbyll me pajtimin e të gjithë anëtarëve për vazhdimin e këtyre takimeve, në baza të rregullta dhe raportim të afërt tek Kryeministri i Kosovës, deri në përfundimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Poashtu, në këtë takim u arrit pajtueshmëria e përbashkët që nga kjo platformë e grupit koordinues të krijohen grupe profesionale për adresimin e çështjeve sektoriale në ekonomi/industri, çështjeve financiare dhe çështjeve tjera për te sjellë analizën me konkludimet sa më relevante për dizajnimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.