Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues për trajtimin dhe adresimin e çështjeve ekonomike dhe problemeve të sektorit privat, si rezultat i përballjes me pandeminë COVID-19

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues për trajtimin dhe adresimin e çështjeve ekonomike dhe problemeve të sektorit privat, si rezultat i përballjes me pandeminë COVID-19

09/06/2020 - 23:12

Prishtinë, 5 maj 2020 ora 16:00

Anëtarët e Grupit Koordinues sot mbajtën takimin e parë ku adresuan çështjet ekonomike dhe problemet me të cilat po ballafaqohet sektori privat si rrjedhojë e pandemisë. Ky Grup Koordinues i cili u aprovua në takimin e 11-të të KKZHE-së të mbajtur me 14 prill 2020, sqaroi vështirësitë e bizneseve vendore gjatë kësaj periudhe dhe i sugjeroi ministrave anëtarë hapa të mëtutjeshëm për tejkalimin e këtyre sfidave.