Përfaqësuesit e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik takuan Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë

Përfaqësuesit e Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik takuan Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë

23/07/2020 - 12:18

Udhëheqësja e Sekretariatit të KKZHE-së, znj. Lindita Daija së bashku me ekipin e saj u takuan me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, si një ndër anëtarët e KKZHE-së. Krijimi i një strategjie kombëtare për zhvillim ekonomik është hap i rëndësishëm madje primar për ngritjen ekonomike të Kosovës.

Ne kuadër të agjendes të Këshillit Kombëtarë për Zhvillim Ekonomik, u diskutuan  temat dhe pasojat që pandemia globale e Covid 19 po lë në ekonominë e shtetit tonë. Kjo e bënë edhe me të nevojshme krijimin e kësaj strategjie, në të cilen do japim kontributin të gjithë bashkë. 

Gjithashtu kërkua nga Sekretariati i KKZHE-së, që të zhvillohen sa më shpesh takime e mbledhje të KKZHE-së, nga të cilat duhet të dalin produkte që ndihmojnë ngritjen e kapaciteteve ekonomike në vend. 

Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për rimëkëmbje ekonomike, dhe ne të gjithë bashkë duhet marrim hapa e veprime që të mos e lejojmë që gjendja e krijuar me pandeminë Covid 19 të mos e rrëzojë ekonominë vendore.

Për më tepër u diskutuan ndryshimet e nevojshme në Ligjet për Tregti të Brendshme dhe të Jashtme, Ligji për Investime Strategjike dhe Ligji për Investime të Huaja, fuqizimi i kapaciteteve në KIESA, Tregtia Elektronike. Më tutje, u elaborua edhe strategjia për Mbështetje të Zhvillimit të Industrisë dhe Mjedisit Biznesor.

Ministri e konsideron rolin e Sekretaritatit të KKZHE dhe të KKZHE në përgjithësi si qenësor për bashkëpunim në fushat e ndërlidhura me zhvillimin ekonomik, dhe posaçërisht në shfrytëzimin e kësaj platforme për të mënjanuar punën e koordinimit në mes të ministrive dhe burokracisë së tepruar. Krijimi i një strategjie kombëtare për zhvillim ekonomik është hap i rëndësishëm madje primar për ngritjen ekonomike të Kosovës.