Takimi i Sekretariatit të KKEI me Ministrin e Drejtësisë z. Selim Selimi

Takimi i Sekretariatit të KKEI me Ministrin e Drejtësisë z. Selim Selimi

09/10/2020 - 12:07

Ministri i Drejtësisë, z. Selim Selimi takoi Drejtoren e Sekretariatit të KKEI-së, znj. Lindita Daija së bashku me ekipin e Sekretariatit, si një ndër anëtarët e KKEI-së lidhur me gjendjen aktuale ekonomike të ndërlidhura me aktivitetet e mëtutjeshme. Roli i drejtësisë dhe sundimit të ligjit në sigurimin e mjedisit të të bërit biznes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë është thelbësor. Si pikë kryesore e diskutimit nga ana e Sekretariatit të KKEI ishte kërkesa e sektorit privat për themelimin e Gjykatës Komerciale, si kusht i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit privat por edhe për tërheqjen e investimeve, si të huaja, ashtu edhe vendore. Ministri Selimi u dakordua me këtë dhe theksoi zotimin e tij dhe të ministrisë për përfundimin e procesit të funksionalizimit të Gjykatës Komerciale. Në kuadër të agjendës të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, u diskutuan ndikimi negativ i pandemisë COVID-19 në sektorin privat, posaçërisht në falimentimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve private. Sekretariati i KKEI prezantoi gjetjet e raportit COVID-19: Implikimet Ligjore për Bizneset, të përgatitur nga Sekretariati. Situata e krijuar e bën tejet të nevojshme zbatimin e praktikave më të mira të cilat ndihmojnë sektorin privat të përballojë me sukses ndikimin negativ të pandemisë. Për më tepër u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të grupeve punuese të KKEI dhe nevoja për rishikimin e Ligjit për Investime Strategjike dhe Ligji për Investime të Huaja në bashkëpunim me ministritë dhe akterët tjerë relevantë. Ministri e vlerëson angazhimin e Sekretariatit të KKEI dhe të KKEI në përgjithësi në përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes dhe e konsideron qenësor bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë në këtë aspekt.