Takimi në mes të Sekretariatit të KKEI dhe Shefit të Kabinetit në Ministrinë e Financave, Ermal Lubishtani

Takimi në mes të Sekretariatit të KKEI dhe Shefit të Kabinetit në Ministrinë e Financave, Ermal Lubishtani

22/10/2020 - 14:36

Anëtarët e ekipit të Sekretariatit të KKEI, Ekspertja Ekonomike Dita Dobranja dhe Eksperti Ligjor Gent Nushi, takuan Shefin e Kabinetit në Ministrinë e Financave, Ermal Lubishtani për të diskutuar rreth rekomandimeve të Sektorit Privat drejtuar kësaj Ministrie. Rekomandimet e Asociacioneve të Biznesit drejtuar Qeverisë së Kosovës në kuadër të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime janë fokusuar në masat për Rimëkëmbje Ekonomike dhe mbështetje të sektorit privat.