Takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi

Takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi

12/11/2020 - 11:00

Udhëheqësja e Sekretariatit të KKEI, znj. Lindita Daija takoi Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi. Takimi ishte i fokusuar rreth një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm me theks të veçantë në ekonominë e gjelbërt.

Nga Ministri Kuçi u potencua se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka ndarë 60 milionë euro për kostot operative të pagave për bizneset si dhe 1 milionë euro shtesë që parashihet të ndahen tek ndërmarrjet private përmes kritereve që do të publikohen së shpejti.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit rëndësi të veçantë i është kushtuar energjisë, respektivisht burimeve alternative të energjisë. Ministri theksoi se së bashku me mbështetjen e BERZH janë duke u zhvilluar procedurat fillestare të përgatitjes së ankandit publik për energji të ripërtëritshme.

Poashtu, Ministria është duke punuar në transformimin e ekonomisë drejt digjitalizimit përmes zbatimit të reformave strukturore, fushë e cila konsiderohet të jetë shtyllë kyçe për ekonominë e vendit.

Në fund, u diskutua rëndësia e Projekt Ligjit për Ndërmarrësi dhe Inovacion si dhe rëndësia e miratimit të këtij Projekt Ligji me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë si dhe krijimit të vendeve të reja të punës.