Përfaqësuesit e Sekretariatit të KKZHE u takuan me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi

Përfaqësuesit e Sekretariatit të KKZHE u takuan me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi

26/06/2020 - 16:00

Më 26 qershor, Sekretariati i KKZHE-së është takuar me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi. Temat kryesore të diskutuara gjatë këtij takimi ishin të ndërlidhura drejtpëdrejtë për bashkëpunimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit me Sekretariatin e KKZHE-së, si dhe rolin dhe angazhimin e Ministrisë përbrenda Këshillit, e posaçërisht në hapat e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19. Të gjitha palët u pajtuan që një Strategji Kombëtare për Zhvillim Ekonomik ka një rëndësi të rritur duke pasur parasysh pasojat me të cilat do të përballet ekonomia e vendit të shkaktuara nga pandemisë. 

Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Sekretariatit, si dhe akterëve të tjerë të rëndësishëm në zhvillimin e Strategjisë, është vendimtare në garantimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse. Hapat e mëtutjeshëm janë themelimi i një task force përgjegjëse të punoj në pakon e rimëkëmbjes dhe organizimin e një konference të donatorëve në mënyrë që të sigurohen fondet e kësaj pakoje. Ministri po ashtu theksoi rëndësinë e rolit të Sekretariatit të KKZHE-së në garantimin e një dialogu përmbajtës dhe gjithëpërfshirës publiko-privat, si dhe zbatimin e praktikave më të mira për zhvillimin ekonomik të vendit.