Takimi rreth grupit koordinues për plotësim ndryshimin e Ligjit për Investime të Huaja

Takimi rreth grupit koordinues për plotësim ndryshimin e Ligjit për Investime të Huaja

24/11/2020 - 15:00

Anëtari i ekipit të Sekretariatit të KKEI, Eksperti Ligjor Gent Nushi ka mbajtur sot një takim koordinues me Drejtorin e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, z. Ardian Bajraktari, Avokatin e Përgjithshem të Shtetit, z. Sami Istrefi, Drejtorin e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, z. Rexhep Bllaca si dhe këshilltarin ligjor të Ministrit të Drejtësisë, z. Eris Hana.

Takimi është mbajtur lidhur me inicimin e grupit punues për plotësim ndryshimin e Ligjit për Investime të Huaja në mënyrë që të ofrohen kushtet më të favorshme për investitorët e huaj. Pjesëmarrësit u dakorduan që të vazhdohet bashkëpunimi edhe në të ardhmen.