Udhëheqësja e Sekretariatit të KKEI-së takohet me Zëvendës Kryeministrin Bislimi

Udhëheqësja e Sekretariatit të KKEI-së takohet me Zëvendës Kryeministrin Bislimi

14/05/2021 - 15:00

Udhëheqësja e Sekretariatit të KKEI-së, znj. Daija, u takua me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, zt. Besnik Bislimi së bashku me përfaqësues të Berzh-it, si mbështetës të Sekretariatit të KKEI, për të diskutuar lidhur me vazhdimësinë e punës së Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, pritshmërive të sektorit privat, mbi rolin e Këshillit, si dhe mbi prioritetet në fushën e zhvillimit ekonomik. 

Si platforma e vetme zyrtare e konsultimit të Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve, është e rëndësishme të planifikohen aktivitetet me tematikat e nevojshme për t'u diskutuar në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.