Konferenca vjetore e Sekretariateve të Këshillave të Investimeve - BERZH

Konferenca vjetore e Sekretariateve të Këshillave të Investimeve - BERZH

04/06/2021 - 10:48

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur konferencën vjetore të Sekretariateve të Këshillave të Investimeve të udhëhequr nga shtylla e Qeverisjes së mirë dhe Çështjeve Politike. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Ministra të fushës së Ekonomisë dhe udhëheqës të sekretariateve të këtyre këshillave nga vende të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues të zyrës qendrore të BERZH në Londër. Sekretariati i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime u përfaqësua nga udhëheqësja e tij, znj. Lindita Daija.

Temat kyçe të kësaj konference ishin zhvillimi i ekonomisë së qëndrueshme, mundësitë e barabarta si dhe digjitalizimi.

Znj. Daija gjatë fjalimit të saj prezantoi punën e Këshillit gjatë viteve të fundit, e posaçërisht gjatë periudhës së pandemisë, ku Këshilli ka luajtur rol krucial në menaxhimin e situatës si dhe në përpilimin e pakos së rimëkëmbjes. Poashtu, ajo theksoi punën e mirë që është bërë në bashkëpunim me odat ekonomike dhe sektorin publik në identifikimin dhe trajtimin e sfidave lidhur me ambientin e të bërit biznes, ekonominë e gjelbërt, dhe digjitalizimin.