BERZH - Strategjia e re 5-vjeçare e vendit për Kosovën

BERZH - Strategjia e re 5-vjeçare e vendit për Kosovën

26/07/2021 - 13:08

BERZH është duke përgatitur Strategjinë Zhvillimore për Kosovën, 2022-2026. Pas konsultimeve me Kryeministrin, MFPT, ME dhe MINT, BERZH ka vazhduar konsultimet me përfaqësuesit e sektorit privat dhe Sekretariatin e KKEI rreth Strategjisë së re 5 vjeçare të BERZH për Kosovën. Në këtë takim nga BERZH morrën pjesë Neil Taylor, Udhëheqës i zyrës së BERZH për Kosovë; Leonora Kusari, Koordinatore Regjionale për BVM; Ana Kresic, Ekonomiste për Evropën Lindore dhe Kaukazin, BERZH; Peter Sanfey, Drejtor i Asocuar për Ekonomi, Politikë dhe Qeverisje; Caroline Galvan, Drejtore e Asociuar, Këshilltare e Lartë; Allouzi Anoud, Analiste, Koordinatore e Strategjisë së Vendit. Neil Taylor, prezantoi prioritetet strategjike ku ndër to parashihet edhe zhvillimi i ekonomisë përmes forcimit të konkurrencës, mbështetja e tranzicionit drejt ekonomisë së gjelbërt, forcimi i integrimit regjional dhe investimeve të huaja. Përfaqësuesit e sektorit privat prezantuan rekomandimet dhe idetë e tyre në lidhje me strategjinë kombëtare dhe parashtruan pyetje rreth mënyrës së bashkëpunimit në zbatimin e këtyre prioriteteve.

Për fund, bazuar në analizat e Sekretariatit të KKEI rreth sektorit privat, udhëheqësja e këtij Sekretariati, Lindita Daija, potencoi se shtyllat kryesore në të cilat Kosova ka nevojë të fokusohet me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik janë ulja e informalitetit, mbështetja e bizneseve prodhuese si dhe bizneseve që ofrojnë shërbime; drejt mundësive të eksportimit të mallërave dhe shërbimeve, si dhe nevoja për rritjen e kualitetit dhe standardeve për konkurrueshmëri, identifikimi i shtyllave kryesore të industrisë si dhe identifikimi i nevojave aktuale të tregut të punës.