Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, takoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit si dhe udhëheqësen e Sekretariatit të KKEI.
Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të punës së Grupit Koordinues për të menaxhuar situatën me pandeminë Covid 19, në të cilin pjesëmarrës janë asociacionet relevante të biznesit, dhe anëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.